Nëse dëshironi të bëni një ankesë të përgjithshme për ofrimin e shërbimit tonë, duke përfshirë edhe sjelljen e stafit, ju lutemi lexoni me kujdes pjesën më poshtë. Ne i marrim seriozisht të gjitha pikëpamjet dhe ankesat tuaja, ndaj ju lutemi na jepni sa më shumë informacion që të jetë e mundur në mënyrë që të zgjidhim çdo çështje në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një ankesë e përgjithshme duhet të dorëzohet në CRCA/ECPAT Shqipëri, që është organizata që ofron shërbimin e iSIGURT.al – Linja Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri. Çdokush që kërkon të ankohet, duhet të na shkruajë një e-mail, në adresën: isigurt@crca.al – Ju lutem mundohuni t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme në e-mail tuaj:
Ankesat që nuk kanë detaje kontakti të verifikueshme dhe të vlefshme nuk do të pranohen.
Çdo ankesë e vlefshme ndaj stafit apo shërbimit të iSIGURT.al do të hetohet nga Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri. Çdo ankesë ndaj Drejtorit Ekzekutiv do të hetohet nga Presidenti, Sekretari dhe një anëtar i Bordit, të cilët më pas do t'i raportojnë Bordit gjetjet e tyre.
Nëse ankesa gjendet me vend, ne do të ndërmerrim veprime korrigjuese dhe personi që është ankuar do të informohet për to.
Nëse ankesa nuk miratohet, personi që është ankuar do të informohet për rezultatin dhe shkaqet e refuzimit.
Kur një formë ankese nuk pranohet, çdo e dhënë personale e ruajtur për të mundësuar hetimin do të fshihet automatikisht nga sistemi ynë pas 30 ditësh. Nëse një ankesë e mëvonshme do të merrej nga i njëjti ankues, kjo periudhë e mbajtjes do të fillonte përsëri nga data e marrjes së ankesës së re.
If you wish to make a complaint about the provisions of our service, including the conduct of staff, please read the section below carefully. We take all your views and complaints seriously, so please provide us with as much information as possible so that we can resolve any issues in the best way possible.
A general complaint should be submitted to CRCA/ECPAT Albania, which is the organisation that provides the service of iSIGURT.al - National Hotline for Internet Safety in Albania.
Anyone who wants to submit a complain should send us an e-mail, at the address: [email protected] - Please try to answer the following questions in your e-mail:
Complaints that do not have verifiable and valid contact details will not be accepted.
Any valid complaint against the staff or service of iSIGURT.al will be investigated by the Executive Director of CRCA/ECPAT Albania. Any complaint against the Executive Director will be investigated by the President, the Secretary and a member of the Board, who will then report their findings to the Board of Directors.
If the complaint is found to be valid, we will take corrective action and the person who filed the complaint will be informed about it.
If the complaint is not approved, the person will be informed on the result and the reasons for the rejection.
When a complaint form is not accepted, any personal data stored to enable the investigation will be automatically deleted from our system after 30 days. If a subsequent complaint were received by the same complainant, this retention period would start again from the date of receipt of the new complaint.
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.