• Mar 04, 24
  • crca-author

Tiranë, 7 Shkurt 2024 – iSIGURT.al, Platforma Kombëtare për Sigurinë në Internet bëri publike sot në mëngjës gjatë Forumit të 9-të Kombëtar “Të bashkuar për Sigurinë në hapësirën Kibernetike” gjetjet dhe rekomandimet e dy raporteve të saj: Raporti i përvitshëm i incidenteve të fëmijëve në Internet dhe Raporti “Të Braktisura” – Raport Kombëtar mbi Gjjuhën e Urrejtjes online ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri për periudhën 2018-2023.
 

Raporti Kombëtar për Sigurinë në Hapësirën Kibernetike të Fëmijëve në Shqipëri, paraqiti si gjetjet e tij më shqetësuese këto të dhëna:
 

  • Krahasuar me vitin e kaluar vihet re një rritje me 160 përqind të incidenteve të raportuara nga dhe për fëmijët në iSIGURT. Çdo muaj raportohen të paktën 20 incidente online nga fëmijët.  
     
  • Rreth 62 përqind e të gjitha incidenteve të raportuara në iSIGURT.al janë bërë nga vajzat, dhe rreth 34 përqind nga djemtë. Për herë të parë vajzat po raportojnë thuajse 2 here më shumë se djemtë incidente gjatë navigimit të tyre online.
     
  • Grup-mosha e raportuesve vijon të udhëhiqet nga adoleshentët e moshës 15-18 vjeç, të ndjekur nga ata të grup-moshave 18-30 vjeç dhe 11-14 vjeç.
     
  • Tik-tok dhe Instagram janë dy platformat të cilat fëmijët i kanë raportuar më shpesh për incidente online, me 47 dhe 27 përqind të rasteve, krahasuar me platformat e tjera.
     
  • Bullizmi online është incidenti më i raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët, në rreth 35 përqind të rasteve, të ndjekur në 21 përqind të rasteve nga gjuha e urrejtjes dhe 15 përqind shantazhe dhe kërcënime online. Dhuna, ngacmimet dhe shfrytëzimi seksual online ka kaluar në vend të katërt të incidenteve të raportuara, ndërkohë që deri në vitin e kaluar përbënte incidentin kryesor të raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët.
     

Ndërkohë që Raporti mbi Gjuhën e Urrejtjes ndaj Vajzave dhe Grave në Shqipëri, paraqiti si gjetjet e tij kryesore të dhënat e mëposhtme:
 

  • Thuajse 46 përqind e incidenteve të raportuara tek iISIGURT janë bërë nga gratë dhe vajzat. Gjatë vitit 2023 ato përbëjnë thuajse 60% të incidenteve të raportuara.
     
  • Grupmosha kryesore që ka raportuar incidente të gjuhës së urrejtjes është 14-17 vjeç e ndjekur nga ajo 18-24.
     
  • Thuajse gjysma e të gjitha incidenteve janë bërë nga grad he vajza që banojnë në Shqipërinë qendrore, ndërsa përqindja e atyre në veri mbetet ende e ultë. Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça kanë raportuar numrin më të madh të incidenteve;
     
  • Gjuha e urrejtjes në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbetet incidenti kryesor i raportuar nga vajzat dhe gratë, e ndjekur nga kërcënimet dhe bulizmi që përdoret për qëllime të nxitjes së urrejtjes. Në 11 raste, materialet me përmbajtje të dhunës seksuae ndaj fënijëve janë përdorur për të nixtur urrejtjen ndaj vajzave apo grave të reja. Pornografia hakmarrëse është përdorur vetëm në një rast ndaj një personazhi të njohur public.
     
  • Platformat kryesore ku ndeshen incidentet e gjuhës së urrejtjes janë Instagram dhe Tiktok, të ndjekura nga platforma në gjuhën shqipe.  
     

Të dyja vëzhgimet në versionin e plotë të tyre do të bëhen publike dhe do të jenë të disponueshme në faqen iISIGURT.al
 

Për më shumë, kontaktoni:
 

iSIGURT.al

[email protected]

 


 

iSIGURT.al PUBLISHES TWO NATIONAL REPORTS ON ONLINE SAFETY IN ALBANIA

 

Tirana, 7 February 2024 – On the occasion of the Safer Internet Day, iSIGURT.al – the National Platform for Safer Internet in Albania, held this morning, during the 9th National Forum “United for Safety in our Digital Space” made public the findings and recommendations of its two reports: The Annual Report on Child Internet Safety and the Report “Abandoned” – a National Report on Online Hate Speech against Girls and Women in Albania for the period 2018-2023.
 

The National Report on Child Internet Safety presented several disturbing findings such as the following:
 

  • Compared to last year, there is a 160 per cent increase in incidents reported by and for children in iSIGURT. At least 20 incidents are reported online by children each month. 
     
  • About 62 per cent of all incidents reported in iSIGURT.al are done by girls, and about 34 per cent by boys. For the first time, girls are reporting almost twice as many incidents as boys.
     
  • The age group who reports incidents continues to be led by adolescents aged 15-18, followed by those in the 18-30 and 11-14 age groups.
     
  • Tik-tok and Instagram are the two platforms that children reported online incidents most frequently, with 47 and 27 percent of cases, compared to the other platforms.
     
  • Online bullying is the most commonly reported incident by children and adolescents, in about 35 per cent of cases, followed in 21 per cent of cases by hate speech and 15 per cent blackmail and threats online. Online sexual violence and exploitation has moved into fourth place, while up to last year was the main reported incident by children and adolescents.
     

While the Report on Online Hate Speech against Girls and Women in Albania, shared these main findings:
 

  • Almost 46 percent of incidents reported to iSIGURT between 2018-2023 were made by women and girls. In 2023, they account for almost 60% of all reported incidents.
     
  • The main age group reporting online hate speech is 14-17 years old, followed by 18-24.
     
  • Almost half of all incidents were reported by women and girls residing in central Albania, while the percentage of those in the north still remains low. Tirana, Durres, Fieri and Korça have reported the highest number of incidents;
     
  • Direct hate speech remains the main incident reported by girls and women, followed by threats and bullying used for the purposes of inciting hatred. In 11 cases, material containing sexual violence against children has been used to incite hatred towards girls. Revenge-porn was reported only in one case against a well-known public person, while on at least three occasions CSAM videos of young girls have been used to exploit their vulnerability for sexual exploitation of groups of boys and men.
     
  • The main platforms where hate speech incidents have been reported are Instagram and Tiktok, followed in third place by Albanian-language platforms.
     

Both Reports in Albanian and English will be made public and available at iISIGURT.al website.
 

For more, contact:
 

iSIGURT.al

[email protected]