Dita e Internetit të Sigurt (SID) organizohet çdo vit në muajin shkurt për të promovuar përdorimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë dixhitale, veçanërisht midis fëmijëve dhe të rinjve. Në Shqipëri, dita organizohet nga Platforma Kombëtare për Internet në Sigurt (www.iSIGURT.al) dhe Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët, dy shërbime të specializuara në nivel kombëtar të CRCA/ECPAT Shqipëri, në partneritet me ALO 116: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët. Platforma iSIGURT.al është anëtare e INHOPE dhe Insafe, organizatorë të ditës në nivel Europian dhe global. Në të gjithë botën, miliona njerëz bëhen së bashku për të sjellë ndryshime pozitive në internet dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë. Edhe ju mund të luani rolin tuaj në këtë drejtim!
iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet, dhe ALO 116-111 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve ti garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. Gjithashtu edhe të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse ka kënaqësinë që t’ju ftojë të bëheni pjesë e Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, që këtë vit organizohet në datën 6 Shkurt. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve me bazë gjuhën e urrejtjes.
Dita e Internetit të Sigurt synon të krijojë një internet më të sigurt dhe më të mirë, ku të gjithë jemi të fuqizuar të përdorim teknologjinë me përgjegjësi, respekt, kritikë dhe kreativitet. Fushata synon të arrijë tek fëmijët dhe të rinjtë, prindërit dhe kujdestarët, mësuesit, edukatorët dhe punonjësit socialë, industrinë e internetit dhe komunikimit, vendimmarrësit dhe politikanët etj., për të inkurajuar të gjithë që të luajnë rolin e tyre në krijimin e një mjedisi në internet sa më të mirë për këdo. Duke festuar fuqinë pozitive të internetit, slogani i Ditës për Internet të Sigurt "Së bashku për një internet më të mirë" inkurajon të gjithë që t'i bashkohen lëvizjes, të marrin pjesë dhe të shfrytëzojnë sa më shumë potencialin e internetit për të bashkuar njerëzit.
Në Shqipëri, ku dita për internet të sigurt organizohet që nga viti 2005, do të ketë një sërë aktivitetesh publike të rëndësishme të organizuara nga iSIGURT.al dhe partnerët tanë. Këtë Shkurt ne do të bëjmë publik Raportin Kombëtar për Internetin e Sigurt në Shqipëri, që është një publikim i përvitshëm që tregon për incidentet që raportojnë fëmijët gjatë navigimit të tyre në internet si edhe Raportin 6 vjeçar të raportimit të incidenteve të dhunës online për gratë dhe vajzat.
Përgatitja e projekt-ligjit "Për mbrojtjen dhe sigurinë personale në hapësirën dixhitale" - si një nismë ligjore e cila do të garantojë mbrojtjen vetëm të qytetarëve në hapësirën dixhitale. Kjo ndërlidhet edhe me premtimin që katër ministritë kanë ndërmarrë me nënshkrimin e Paktit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna Seksuale në Internet në 20 Nëntor 2023.
Ndërkohë që në bashkëpunim me autoritetet publike dhe industrinë e internetit ne do të nënshkruajmë krijimin e Aleancës Kombëtare për Internet të Sigurt, si nje rrjet joformal i organizatave, ekspertëve dhe institucioneve që duan të avokojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e qyteterëve në hapësiren dixhitale si dhe fuqizonte zërin tonë në një fushë të re, por kaq të rëndësishme, si një përgjigje e koordinuar përkundrejt nevojës për më shumë mbrojtje për fëmijët dhe të rinjtë. Ndërkohë që Fushata Kombëtare "Së bashku për një internet më të mirë" do të hapet në datë 6 Shkurt me angazhimin e mësuesve, shkollave, fëmijëve dhe adoleshentëve, prindërve, për të nxitur një diskutim të gjerë shoqëror dhe mbi të gjitha informimin e prindërve dhe fëmijëve për sigurinë online.
Secili nga ne mund t’a bëjë internetin më të sigurtë. Nëse doni të organizoni aktivitete dhe të luani një rol pozitiv në punën tuaj, në komunitetin ku jetoni, në zyrën apo familjen tuaj, kudo, ka shumë mënyra për ta bërë këtë:
Të gjitha materialet ndërgjegjësuese janë hedhur në faqen e web dhe janë të disponueshme për tu ruajtur apo kopjuar– sipas nevojave tuaja në lidhjen: https://www.isigurt.al/fushata-kombetare-per-internet-te-sigurt-ne-shqip... - Materialet bazë që do të gjeni janë:
Na shkruani në adresën tonë: [email protected]
Mësoni më shumë rreth Ditës së Internetit të Sigurt në www.iSIGURT.al dhe www.saferinternetday.org, ose qëndroni të përditësuar përmes profileve të mediave sociale SID në Facebook, Twitter dhe LinkedIn.
Safer Internet Day (SID) is organised every year in February to promote safer and positive use of digital technology, especially among children and young people. In Albania, the day is organized by the National Platform for Safer Internet (www.iSIGURT.al), of CRCA/ECPAT Albania, which is a member of INHOPE and Insafe, the organisers of SID at global level. Across the world, millions of people come together to bring positive change to the internet and raise awareness on internet safety. You too can play your part!
iSIGURT.al – The National Platform for Safer Internet in Albania, which has as its main mission the protection of children and young people from all forms of online violence, as well as the reporting of online hate speech and crimes, is pleased to invite you to join our efforts and be part of the International Safer Internet Day, that this year takes place on 6 February. iSIGURT.al, a national service provided by CRCA/ECPAT Albania, is working since 2015 for safer internet in Albania, with the main focus on reporting sexual crimes against children and hate-based crimes.
Safer Internet Day aims to create a safer and better Internet, where we are all empowered to use technology responsibly, respectfully, critically, and creatively. The campaign aims to reach out to children and young people, parents and carers, teachers, educators and social workers, the internet and communications industry, decision makers and politicians etc., to encourage everyone to play their part in creating an environment in the best internet for everyone. Celebrating the positive power of the internet, the Safer Internet Day slogan "Together for a Better Internet" encourages everyone to join the movement, participate and make the most of the internet's potential to bring people together.
In Albania, where Safer Internet Day has been organized since 2005, there will be a series of important public activities organized by iSIGURT.al and our partners. This February, we will publish the National Internet Safety Report, which is an annual publication that shows online incidents reported by children and the public. Safer Internet Day (SID) is organised by the joint Insafe/INHOPE network of Safer Internet Centres in Europe, with the support of the European Commission2, each February to promote the safe and positive use of digital technology, especially among children and young people. Celebrated on the second day of the second week of the second month, each year on Safer Internet Day millions of people unite to inspire positive changes online, to raise awareness of online safety issues, and participate in events and activities right across the globe.
As always, Safer Internet Day aims to create both a safer and a better internet, where everyone is empowered to use technology responsibly, respectfully, critically and creatively. The campaign aims to reach out to children and young people, parents and carers, teachers, educators and social workers, as well as industry, decision makers and politicians, to encourage everyone to play their part in creating a better internet. By celebrating the positive power of the internet, the Safer Internet Day slogan of “Together for a better internet” encourages everyone to join the movement, to participate, and to make the most of the internet’s potential to bring people together.
For this edition, we will again be reflecting on the new European strategy for a better internet for kids (BIK+). Adopted in May 2022, this new strategy aims to ensure that children are protected, respected, and empowered online in the new Digital Decade, in line with the European Digital Principles. The vision is for age-appropriate digital services, with every child in Europe protected, empowered, and respected online, and no one left behind. Conversations around Safer Internet Day 2024 will consider how, collectively, we can achieve this.
With a global, community-led approach, Safer Internet Day encourages everyone to come together and play their part. There are many ways to do this:
Write to us: [email protected] - Learn more about SID and what is happening across the world in www.saferinternetday.org and in Albania www.iSIGURT.al – you can find us i social networks such as Facebook, Twitter, LinkedIn etc.
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.