LINJA KOMBËTARE PËR INTERNET TË SIGURT NË SHQIPËRI
ALBANIAN NATIONAL HOTLINE FOR INTERNET SAFETY

Fushata Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri

You are here

Shqipëria nga viti 2005 është pjesë e fushatës ndërkombëtare

“INTERNET I SIGURT PËR FËMIJËT”

 

Edhe pse interneti është menduar të përdoret për qëllime të ligjshme ai gjithashtu ofron mundësi për shkembimë dhe publikime materialesh të paligjshme. Për të qënë të sukseshëm dhe efektiv në përballjen me përmbajtjet e paligjshme dhe rrezikun që mund t'ju kanoset fëmijëve online është e domosdoshme marrja e disa masave kombëtare duke patur parasysh natyrën dhe qëllimin e abuzuesve. Që nga viti 2005, Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëvë-CRCA ka iniciuar organizmin e fushatës kombëtare për Internetin e Sigurtë. Gjatë këtyre viteve kësaj fushate i janë bashkuar edhe një sërë partnerësh të tjerë.  Qëllimi i kësaj fushatë është ndërgjegjësimi i fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe profesionisteve për promovimin e përdorimit të internetit në mënyrë të sigurtë nga fëmijët. Në këtë kuadër gjatë këtyre viteve janë zhvilluar shumë aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla, qëndra rezidenciale dhe me grupe rinore. Gjithashtu me iniciativën e CRCA-së janë zhvilluar shumë takime ndër-institucionale për planifikimin e politikave dhe strategjive për marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online.

Në vitin 2005, CRCA zhvilloi ta parën fushatë kombëtare në Shqipëri “Bëjëni Internetin të Sigurtë për Fëmijët” me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilët online dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi ndaj materialeve pornografike online. Që nga viti 2009 fushatave dhe aktiviteteve të CRCA-së i është bashkuar dhe ALO 116.

iSIGURT që nga viti 2015 dhe në vazhdim ka marr pvrsipër organizimin dhe drejtimin e Fushatës në Shqipëri. Fushata organizohet në bashkëpunim me institucionet publike, AKEP, AKCESK, kompanite celulare dhe kompaninë fiks Albtelekom. industrinë e internetit etj, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në lidhje me përdorimin e sigurt të internetit. Fushata përfshin shkollat 9-vjecare në të gjithë vendin, duke synuar së pari ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve mbi rreziqet dhe sigurinë në internet.

Çdo vit iSIGURT në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt organizon aktivitete ndërgjegjësuese. Dita e Internetit të Sigurt mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe në qendër ka përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit, duke e vënë theksin tek fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindër, mësues e fëmijë, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.

Nxënësit dhe mësuesit pjesmarrës në këto fuashata janë informuar për zhvillimet në teknologji dhe mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, nga përmbajtja e papërshtatshme që mund të aksesohet në internet apo që shënjestron përdoruesit, shpesh duke paraqitur rrezikshmëri të lartë. Gjatë fushatës janë ndarë informacione të përgatitura posaçërisht për këtë çështje, të cilat përmbajnë këshilla për prindërit dhe fëmijët, me temë përdorimin e internetit me siguri dhe përgjegjësi. 

 
MEMBER OF


 

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne