Përdorimi i faqeve të medias sociale sot konsiderohet një ndër aktivitetet më të zakonshme të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Çdo faqe online që lejon ndërveprim social konsiderohet si media sociale. Media të tilla iu mundësojnë fëmijëve dhe adoleshenteve mundësi për argëtim dhe komunikim. Punonjësit që punojnë me mirëqënien e fëmijëve janë në një pozitë unike për të inkurajuar përdorimin e shëndetshëm të mediave sociale dhe të monitorojnë dhe ndihmojnë fëmijët për kapërcimin e problemeve që ndeshin gjatë lundrimit online.
Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitim tek fëmijët dhe adoleshentët në përmirësimin e komunikimit, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive. Faqet e mediave sociale si Facebook dhe MySpace ofrojnë mundësi të shumta të përditshme për lidhjen me miqtë, shokët e klasës, dhe njerëzit me interesa të përbashkëta. Gjatë 5 viteve të fundit, numri i paradoleshentët dhe adoleshentëve që përdorin faqet e tilla është rritur në mënyrë dramatike. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrise 22% e adoleshentëve vizitojnë faqen e tyre të preferuar të mediave sociale më shumë se 10 herë në ditë, dhe më shumë se gjysma e adoleshentëve vizitojnë një media sociale më shumë se një herë në ditë.Kështu, një pjesë e madhe e zhvillimit social dhe emocional e kësaj gjeneratë ndodh në internet dhe në telefonat celularë.
Për shkak të kapacitetit të tyre të kufizuar për vetë-rregullim dhe ndjeshmërisë ndaj presionit të bashkëmoshatareve, fëmijët dhe adoleshentët mund të gjenden në rrezik gjatë lundrimit dhe të eksperimentimit ne mediat sociale. Përdorimi me intensitet të lartë i medias sociale i ekspozon të fëmijët ndaj disa sjelljeve si: cyberbulling, sexting, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, privatësia, diskriminimi etj. Problem tjetër është varësia nga interneti.
Faqet e mediave sociale lejojnë adoleshentët të përbushin disa interesa si qëndrimi i lidhur me miqtë, familjen, njohja me miq të rinj, ndarjen e fotove, shkëmbimin e ideve etj. Pjesmarrja në rrjetet sociale gjithashtu mund t'ju ofrojë adoleshentëve përfitime edhe më të thella si rritjen e kreativitetit individual dhe kolektiv përmes zhvillimit dhe ndarjeve të përbashkëta të përpjekjeve artistike, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet krijimit te blogjeve etj.
Aspekte pozitive të përdorimit të medias sociale:
Aspekte negative të përdorimit të medias sociale:
Disa këshilla gjatë përdorimit të medias sociale:
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.