Poliçani, gati të prodhojë municione! Punonjësit e Kombinatit: Duhen vetëm disa investime në infrastrukturë

29/05/2024 15:29

Pasi u pyet nga deputetët nëse Kombinati Mekanik i Poliçanit është gati për të filluar prodhimin e municioneve, siç përcaktohet edhe në një projektligj të bërë publik nga qeveria, administratori shtetëror i ish-ndërmarrjes, në komisionin e sigurisë kombëtare, ishte pozitiv. 

“Poliçani hyn me një bonus në pikëpamjen e kapitalit, ambjenteve dhe burimeve njerëzore, lehtësisht të përshtatshme për natyrë të tillë prodhimi, shoqëria që do të krijohet të funksionojnë”, tha një punonjës.

Debati më i madh mes deputetëve dhe punonjësve të Poliçanit u zhvillua për gjetjen e burimeve njerëzore që do të riaktivizojnë ish-ndërmarrjen

Përtej diskutimit për prodhimin e municioneve, deputetët e mazhorancës dhe opozitës ishin parimisht dakord për projektligjin e propozuar nga kryetari i Komisionit Nasip Naço, i cili synon të shlyejë rrogat e prapambetura të 131 punonjësve të Kombinatit Mekanik në Poliçan duke filluar nga viti 2017 me një vlerë financiare 83 milion e 800 mijë lekë që përfshin paga e sigurime.

Top Channel