Jump to content

Daniel Estrada Agirrezabalaga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Daniel Estrada
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDaniel Estrada Agirrezabalga
Datëlindja (1987-01-03) 3 janar 1987 (37 vjeç)
VendlindjaZarautz, Spanjë
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor / Mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Sociedad
Numri22
Karriera me të rinjtë
Real Sociedad
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007Real Sociedad B66(15)
2007–Real Sociedad139(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 6 Korrik 2014

Daniel Estrada Agirrezabalaga (lindur më 3 Janar 1987) është një futbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Real Sociedad më së shumti si mesfushor i djathtë.

Karriera me klube

Një produkt i sistemit të të rinjëve të Real Sociedad, Estrada ka lindur në Zarautz, Gipuzkoa, dhe shpenzoi dy sezonet e tij të para si profesionist me rezervatdivizionin e tretë. Në sezonin 2006–07 ai përfundoi i dyti në Group II të golashënuesve, duke shënuar 13 gola, me e larta e karrierës së tij.

Më 10 Shkurt 2007, Estrada bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur pesë minuta në humbjen 1–2 në shtëpi kundër Real Madridit. Tre muaj më vonë, në paraqitjen e tij të tretë në La Liga, ai erdhi nga stoli i rezervave në ndeshjen kundër Barcelonës (në humbje 0–2 sërisht në shtëpi), dhe e përfundoi sezonin e tij të parë tetë paraqitje me klubin që ra nga liga.

Në dy sezonet e ardhshme në divizionin e dytë, Estrada u përdor në mënyrë të të çrregullt, me klubin që dështoi dy herë rresht për të fituar statusin si skuadër e divizionit të parë. Në sezonin 2009–10, klubi u rikthye në ligën elitare pas tre sezones, me Estradën që kontriboi me 18 ndeshje dhe 1,538 minuta.

Estrada u përdor vetëm si mbrojtës nga trajneri Martín Lasarte në sezonin 2010–11. Më 26 Shkurt 2011, ai shënoi golin e parë me skuadrën e parë të Real Sociedadit, por gjithashtu shënoi edhe një autogol në humbjen 1–4 kundër RCD Espanyol.[1]

Në Maj 2014, Estrada rinovoi kontratën e tij me Real Sociedadin deri në vitin 2015.[2]

Referime

  1. ^ Espanyol rally to beat Real Arkivuar 2 mars 2011 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 26 Shkurt 2011
  2. ^ Dani Estrada renueva hasta 2015 (Dani Estrada rinovon deri në vitin 2015); Uebfaqja zyrtare e Real Sociedad, 30 Maj 2014 (Spanjisht)

Lidhje të jashtme